Thellësitë e strukturës në prozën e Mira Meksit

Floresha Dado

1000 L 700 L

Categories: , SKU: 9789928861108Tags: ,

“Ndjeshmëria artistike e Mira Meksit, fantazia dhe imagjinata krijuese, befasitë fjalëformuese, vizioni i përqasjeve të historisë me të tashmen, horizonti kulturor, etj., janë tipare që shfaqen e rishfapen në krijimin e ri të radhës, duke zgjeruar pa ndërprerje botën artistike që krijon. Ndonëse, në një kuptim, figurat e veprave të saj i përkasin një realiteti kohor-hapësinor konkret, distanca midis këtij realiteti dhe vizionit të saj mbetet e befasishme, universale. Prandaj, synimi themelor në kontaktin me korpusin letrar të kësaj prozatoreje është kuptimi i kuptimit, depërtimi në strukturën e brendshme filozofike. Proza e saj përcjell përjetime dhe reflektime ekzistenciale, që kanë të bëjnë me aspekte themelore të qënies njerëzore, që nga dashuria, vdekja, jeta, hyjnorja si pjesë organike
e ëndrrës, ekzistencës dhe triumfit njerëzor, liria e ndjenjës, kujtesa, filozofia e kthesës njerëzore përballë përmbysjes që ka ndodhur në botën shpirtërore të njerëzimit, ringjallja e besimit të shenjtë, etj…Brenda autores jetojnë ndjesi me përmbajtje individuale dhe ndërnjerëzore, aq sa, ndoshta edhe ajo vetë nuk e kupton se sa të fuqishme e ka intuitën, refleksin ndjenjësor, dridhjet e shpirtit ndaj problemeve të ekzistencës së njeriut. Në një kuptim veprat
tregojnë se ajo është vetë pjesë
e fantazive të krijuara…”

Viti:

2041

Faqe:

264

Botues:

Libra të ngjashëm