Tregime të natyrshme dhe të mbinatyrshme
nga Carlos Fuentes
1000 L
Carlos Fuentes (1928-2012) ka qenë ndër shkrimtarët më të shquar meksikanë të fundshekullit XX; autor romanesh, tregimesh, novelash dhe esesh. Në përmbledhjen me 15 tregime gjenden: “Aura”, “Çak mol”, “Pantera në xhaz”, “Një shpirt i kulluar”, “Vija e jetës”, etj.
Ndër vlerësimet e shumta, ai ka fituar çmime si “Romulo Gallego” (1977); “Cervantes” (1987); “Principe de Asturias” (1994), etj.
“Fuentes ka lënë një vepër të jashtëzakonshme, që është dëshmi elokuente e gjithë shqetësimeve të mëdha politike dhe realiteteve kulturore të kohës sonë.”
— Mario Vargas Llosa
“Romancieri më i madh i Meksikës.”
— Jorge Volpi
“Çdonjëri prej librave të tij është një orvatje për përgjigje, por pyetja rilind vazhdimisht pas çdo përgjigjeje. Qoftë edhe ta çoje nëpër mend ta përkufizoje do të ishte fodullëk… Unë thjesht do të spikas një nga karakteristikat e tij, e cila për mua është thelbësorja: pyetja e Fuentes-it, më shumë sesa për enigmën e pranisë së njeriut mbi Tokë, bën fjalë për natyrën dhe kuptimin, po aq enigmatik, të marrëdhënieve mes njerëzve.”
— Octavio Paz
Viti i botimit: | 217 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 290 |
Përkthyes: | Bajram Karabolli |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Premtimi i Krishtlindjes
1200 L -
Njëqind vjet vetmi
1500 L -
Qyteti i avullit
800 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.