Tuneli

700 L

Categories: SKU: 9789951721462

… sidoqoftë, ekzistonte vetëm një tunel, i errët dhe i vetmuar: i imi; tuneli nëpër të cilin ka kaluar fëmijëria ime, rinia ime, gjithë jeta time. Dhe, në një nga ato pjesët e dukshme të murit prej guri, unë e kisha parë këtë vajzë dhe kisha besuar me naivitet se vinte nga një tunel tjetër, paralel me timin, kur, në realitet, i përkiste botës së hapur, botës pa skaj e kufij të atyre që nuk jetojnë në tunele; dhe, ndoshta, i ishte afruar veç prej kureshtjes njërës prej dritareve të mia të çuditshme dhe e kishte parë spektaklin e vetmisë sime të pakapërcyeshme, ose e kishte tërhequr gjuha e heshtur, çelësi i pikturës sime.

Dhe, atëherë, derisa unë përparoja nëpër rrugën time, ajo jetonte jashtë, atë jetën kureshtare dhe absurde, në të cilën vlojnë festat, vallëzimet, gëzimi dhe kotësia. Dhe, ndodhte nganjëherë që, kur unë kaloja pranë ndonjërës prej dritareve të mia, ajo ishte aty duke më pritur, e shqetësuar dhe e heshtur (Pse më priste? Dhe përse e heshtur dhe e shqetësuar?); por, nganjëherë ndodhte që ajo nuk vinte në kohë, apo e harronte këtë qenie të mjerë dhe të izoluar dhe pastaj unë, me fytyrnë e mbërthyer për murin e qelqtë, e shihja nga larg të buzëqeshte ose të vallëzonte, shpërfillëse, ose, edhe më keq, s’e shihja fare dhe e imagjinoja nëpër vende të paarritshme dhe të këqija.

E atëherë , ndieja se fati im ishte pafundësisht më i vetmuar sesa kishte imagjinuar.

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

186

Përkthyes:

Fatbardha Statovci

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Tuneli”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm