Valsi i lamtumirës
nga Milan Kundera
1000 L 900 L
Milan Kundera gërsheton çështje ekzistenciale të tilla si Dashuria, Tradhtia, Pabesia, Miqësia dhe Vdekja, së bashku me një delikatesë të jashtëzakonshme. Në fakt, kjo delikatesë është konstante në të gjitha veprat e Kunderës. Si zakonisht,ai shtron pyetje serioze rreth botës moderne ku jetojmë: çfarë dimë për moralin, jetën dhe vrasjen.
Klima, një instrumentist i njohur i xhazit, merr lajmin se një infermiere e re me të cilën ka kaluar një natë të shkurtër në një qendër termale, është shtatzënë dhe ai është babai.
Pas kësaj, fillon një komedi e zezë në të cilën, gjatë pesë ditëve të çmendura, tetë personazhe përqafojnë njëri-tjetrin në vrullin e një valsi marramendës. Nga njëra anë gruaja e bukur, xheloze e Klimës, e bindur se të gjitha gratë janë të destinuara të tradhtohen dhe që do ta nuhasë edhe këtë tradhti të re; djaloshi, i dashuri i infermieres, po aq xheloz; një gjinekolog fanatik që kuron gratë shterpa, por është gati të ndihmojë infermieren të dështojë; një pasanik amerikan, Don Zhuan dhe shenjtor; dhe një i burgosur politik i moshuar, viktimë e spastrimeve, që ka vendosur të emigrojë përfundimisht, i bindur se nuk ka të ardhme.
Ai organizon një festë lamtumire në qendrën termale, si një ëndërr e një nate vere.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 240 |
Përkthyes: | Saverina Pasho |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Jeta shpirtërore
1500 L1350 L -
Posta
800 L720 L -
Nga ishulli i Diomedit do ta ngre këtë urë
1200 L840 L -
Amerikania
1400 L1260 L -
Lavanderia e madhe
800 L720 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.