Zemra e errësirës (Tri novela) dhe Ditari i Kongos
nga Joseph Conrad
1200 L
Novelat e këtij vëllimi tregojnë për jetën dhe aventurat e detarit anglez Çarls Marlou. Pasi emërohet kapiten në një anije tregtare belge, Marlou nis një udhëtim të gjatë nga Londra deri në një koloni të largët të Afrikës, ku do t’i jepet rasti të përballet me anët më të përbindshme të njeriut dhe qytetërimit të krijuar prej tij.
Tri novelat e këtij vëllimi, Zemra e errësirës, Rinia dhe Fundosja, janë ndër tekstet më të njohura të Conrad-it. Veçanërisht novela Zemra e errësirës, një nga veprat më të shqyrtuara e provokuese të dy shekujve të fundit – tekst që ka frymëzuar vepra poetike, romane, kundërromane, filma, polemika të ashpra dhe lavdërime të skajshme – është ndër tekstet qendrore të kanonit të letërsisë perëndimore.
Bashkë me tekstet letrare (ku janë shtuar pjesët e hequra nga botimi në Shqipëri i vitit 1984), ky botim përmban një ese të V.S. Naipaul, si dhe shënimet e vetë Conrad-it gjatë udhëtimit të tij në Afrikë, i famshmi Ditar i Kongos, i cili botohet për herë të parë në gjuhën shqipe.
Viti i botimit: | 2020 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 436 |
Përkthyes: | Pavli Qesku |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Parajsa
1000 L -
Odiseja
1500 L -
Ferri
1000 L -
Vepra e plotë e Sofokliut
2000 L -
Iliada
1500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.