Romë, 2002.
Në bazilikën e Shën Pjetrit, një zotëri flokëthinjur gjunjëzohet për të kërkuar një falje të pamundur: “Atë, do të vras një njeri”, – i rrëfehet priftit në rrëfyestore.
Në të njëjtën kohë, Klara Tanenbergu, arkeologe e re, mbesa e një njeriu të fuqishëm, por me të kaluar të errët, gjatë një kongresi të arkeologjisë në Romë njofton një zbulim të rëndësishëm.
Bëhet fjalë për disa pllaka të lashta prej argjile, të cilat, nëse janë autentike, do të shërbejnë si provë shkencore e ekzistencës së patriarkut Abraham. Është vepra e një skribi, që ka përmbledhur rrëfimin e profetit për krijimin e botës, Zanafillën, pështjellimin e gjuhëve në Babel dhe Përmbytjen e madhe.
Një Bibël autentike prej argjile.
Pak para fillimit të Luftës së fundit të Gjirit, së bashku me një ekip arkeologësh, Klara nis disa gërmime të rrezikshme. Nuk e ka idenë se çfarë tmerri ka zgjuar padashur, një tmerr që e zhyt në një të kaluar të trazuar dhe që kërcënon ta tërheqë në një shtjellë të fortë dhune.
Dikush është betuar të vrasë Tanenbergun, plakun, por edhe familjen e tij, për t’u hakmarrë ndaj një krimi të tmerrshëm të kryer shumë vite më parë.
Mes dyshimesh, mashtrimesh e tradhtish, ekspedita në Irak përparon plot tensione e kthesa të papritura drejt një fundi të paparashikueshëm e tragjik, ndërsa bombardimet e para tronditin kryeqytetin e lashtë të Mesopotamisë.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 656 |
Përkthyes: | Ornela Islami |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Vegjetariania
1000 L -
Rikthimi i familjes Lamb
1200 L -
Kur mbylla sytë
1200 L -
I burgosuri i Qiellit
1000 L -
Labirinti i Shpirtrave
1800 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.