1938.
Magjik, intrigues, që shkëlqen nga dritat dhe ngjyrat, “Bota e Çudirave” është një cirk i madh që përshkon të gjithë Europën.
Në këtë univers magjik, Lena, vajza e iluzionistit të famshëm Teo Papadhopuli, është ndier gjithmonë e përjashtuar.
Ky cirk përmban bukurinë dhe tradhtinë, magjinë dhe misterin, vetminë dhe dritën për Lenën që, e “ngujuar” në një karrige me rrota, pas poliomielitit që ka kaluar në fëmijëri, e gjen rrugëdaljen vetëm në libra. E bukur dhe kureshtare, Lena aspiron me zjarr botën e shkencës dhe mjekësisë, por jeta i merr një kthesë emocionuese kur shpëton Aleksandrin, një djalë jetim me një të kaluar misterioze.
Dëshira për ta ndihmuar është më e fortë se çdo frikë dhe rrezik. Në pasaportën e djalit, shtypur me bojë të kuqe, bie në sy shkronja “J”: Aleksandri është çifut, i arratisur nga nazistët.
Ndërsa Lufta e Dytë Botërore merr hov e kap pjesën më të madhe të Europës, miqësia e dy të rinjve lulëzon e kthehet në diçka më të thellë. Por, kur i ati dhe Aleksandri denoncohen, arrestohen dhe mbyllen në një kamp-geto në Çekosllovaki, Lena ndahet nga gjithçka që do dhe di.
Pa mbështetje, e detyruar t’i zgjidhë vetë problemet, Lena gjendet përballë mëdyshjeve të forta dhe guxon të besojë në të pamundurën – te vetja.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 360 |
Përkthyes: | Kujtim Ymeri |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Historia e vajzës së humbur
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.