Derrkuci i Krishtlindjes
nga J.K. Rowling
1100 L Çmimi origjinal qe: 1100 L.990 LÇmimi i tanishëm është: 990 L.
10% Off
Nga gjenia krijuese e J.K. Rowlingut vjen një nga tregimet më të bukura të Krishtlindjes shkruar ndonjëherë, i mbushur me butësinë e parezistueshme të fëmijërisë përballë misterit të madh të humbjes.
Një aventurë emocionuese për dashurinë e një fëmije për gjënë e tij më të çmuar dhe se sa larg do të shkojë për ta gjetur. Një përrallë për të gjithë familjen, nga njëra prej tregimtareve më të mëdha në botë.
Xheku e adhuron lodrën e tij prej lecke, Derrkucin, që e thërret Dër, shkurt DD. Derrkucin e ka pasur pranë, në të mirë e në të keq. Derisa një natë Krishtlindjesh ndodh diçka e tmerrshme: DD-ja humbet. Por nata e Krishtlindjes është një natë mrekullish, kur zgjidhen edhe rastet e pashpresa, një natë kur të gjitha gjërat mund të marrin jetë… edhe lodrat.
Dhe lodra më e re e Xhekut, Derrkuci i Krishtlindjes, ka një plan të guximshëm: së bashku do të nisin një udhëtim magjik në Vendin e të Humburve, për të shpëtuar mikun më të mirë që Xheku ka njohur ndonjëherë…
Imagjinata e pashtershme dhe dhembshuria e autores për njerëzit e dashur dhe objektet që thithin ndjenjat njerëzore, është një himn për ngrohtësinë e familjes, për kujdesin për tjetrin. Me ilustrime të bukura nga artisti i shumëvlerësuar Jim Field, Derrkuci i Krishtlindjes është i destinuar të bëhet një klasik i dashur për të rritur dhe fëmijë.
| Kopertina: | E butë |
|---|---|
| Nr. i faqeve: | 348 |
| Përkthyes: | Anxhela Çikopano |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Sale
Dëgjo përrallën: Kësulëkuqja
700 LÇmimi origjinal qe: 700 L.630 LÇmimi i tanishëm është: 630 L. -
Sale
Dëgjo përrallën: Tre derrkucët
700 LÇmimi origjinal qe: 700 L.630 LÇmimi i tanishëm është: 630 L. -
Sale
Mortina dhe shoku i saj fantazëm
500 LÇmimi origjinal qe: 500 L.450 LÇmimi i tanishëm është: 450 L. -
Sale
Zbuluesit e vegjël: Shkenca
800 LÇmimi origjinal qe: 800 L.720 LÇmimi i tanishëm është: 720 L.









