Ditar i pashkruar

1100 L

Categories: SKU: 9789928216045

Lidia ka vdekur, por këtë nuk e di ende askush. Kështu fillon ky roman i mrekullueshëm që flet për një familje aziatiko-amerikane që jetonte në një qytet të vogël të Ohajos në vitet 1970. Lidia është vajza e parapëlqyer e Marlin dhe Xhejms Lisë dhe prindërit e saj janë të vendosur që ajo të përmbushë ëndrrat që ata nuk arritën t’i realizonin njëherë e një kohë. Por kur trupi i saj gjendet në liqenin e qytetit, ekuilibri që e mbante familjen Li të bashkuar, prishet, duke e kthyer në një familje kaotike. Një histori mjaft prekëse e sekreteve dhe e dëshirave të një familjeje. “Ditar i pashkruar” është një libër i mbushur me emocione, në të cilin përshkruhet jeta e një familjeje dhe nxjerr në pah mënyrat se si nënat dhe vajzat, baballarët dhe djemtë, bashkëshortët dhe bashkëshortet përpiqen gjatë gjithë jetës të kuptojnë njëri-tjetrin.

“Ditar i pashkruar”, një roman të cilin përshkruhet jeta, mosmarrëveshjet dhe pikëllimi i një familjeje. I shpallur si libri më i mirë nga amazon.com për vitin 2014. I përzgjedhur nga botuesit e New York Times Book Review si fitues i çmimit “Alex” I përzgjedhur si libri më i mirë i vitit nga NPR San Francisko Chronicle Entertainment Weekly, The Huffington Post, Amazon, Buzzfeed, Grantland Booklist, St. Louis Post-Disptach, Shelf Awarness, Book Riot School Library Journal, Bustle, Time Out New York.

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

252

Përkthyes:

Erdi Ibro

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Ditar i pashkruar”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm