Ky libër nuk niset nga ndonjë dogmë apo metodë të përcaktuara si të vetmet e vlefshme. Në të vërtetë ai kërkon të përvijojë zhvillimin e estetikës muzikore duke u nisur nga shekulli i tetëmbëdhjetë dhe, në të njëjtën kohë, përpiqet të përzgjedhë nga tradita atë që mund të jetë domethënëse në të tashmen. Sistemi i estetikës nënkupton historinë e saj, ndaj këtu është përvijuar një parashtrim historik dhe sistematik.
Në shekullin XIX estetika ishte sfera më e lartë e mendimit muzikor, ndërsa sot kritikuesit e saj shprehin dyshimin se është një spekulim i zbrazët, tepër larg realitetit muzikor sa të mund ta prekë apo të mund të ndikojë vërtet mbi të. Nga ana tjetër, nuk mund të mohohet se gjykimet mbi muzikën, e madje çdo aktivitet muzikor, janë produkt supozimesh estetike për të cilët duhet domosdoshmërisht të ketë ndërgjegjësim nëse kërkohet që të vihen përballë proves së fakteve, apo të mbahet distance kritike.
| Kopertina: | E butë |
|---|---|
| Nr. i faqeve: | 182 |
| Përkthyes: | Eldon Gjikaj |
| Botues: | |
| Viti i botimit: | 2019 |
Libra të ngjashëm
-
Kinostudio “Shqipëria e Vjetër”
1200 L840 L -
Histori e ilustruar e artit
5000 L4500 L -
Fuqia e imazheve
3000 L2700 L -
Shqipëria në art
4500 L3150 L









