Femra të Mençura, zgjedhje të gabuara
Dr. Kolonel Kouven, Dr. Melvin Kinder
600 L
Si ta gjeni mashkullin e vërtetë dhe t’i shmangeni jo të vërtetit…
Dy psikologët klinikë, dr. Konel Kouven dhe dr. Melvin Kinder, me anë të këtij libri trajtojnë marrëdhëniet ndërmjet meshkujve dhe femrave jo ashtu si do të duhej të ishin, por ashtu siç janë në të vërtetë. Në të vërtetë, ky libër është sprovë që këto raporte të bëhen sa më të qarta, reale dhe, në fund të fundit, të lumtura. Po cila është “femra e mençur” për të cilën shkruajnë dy psikologët? Është gruaja që i përkushtohet karrierës së saj dhe ndikon aktivisht në ngritjen e personalitetit të saj. Është gruaja që lufton për një identitet të qartë të femrës dhe për identitet personal. Është gruaja që ka pranuar përgjegjësinë e jetës së saj nëpërmjet sistemit të vetëvlerësimit dhe të vetëbesimit. Autorët janë të bindur që, pasi ta lexoni këtë libër, shumë meshkuj, (e kemi fjalën për “meshkuj tamam”), do t’ju duken tërheqës. Do të aftësoheni për strategji të reja, me anën e të cilave dashnorët e papërshtatshëm do t’i ktheni në dashnorë të përshtatshëm; të mund të gjeni zgjidhje atje ku mendoni se nuk ekzistojnë, si dhe nën maskat e secilit mashkull, të zbuloni mashkullin e vërtetë për veten tuaj.
Viti: | 2015 |
---|---|
Faqe: | 212 |
Përkthyes: | Latif Ajrullai |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Attached
1400 L -
Joshi femrat me sinqeritet
1300 L -
Biseda rreth seksit
1200 L -
Si ta njohësh një person
1400 L -
F*ck him! Në djall shkoftë!
1000 L