Ky është pa dyshim një nga romanet më tërheqëse të Agatha Christie – s, që të mban me frymën pezull deri në faqen e fundit, me dëshirën për të marrë vesh misterin që fshihet në historitë e familjes Ebernith, në vdekjen e plakut Riçard dhe në atë të Korës.
Duke shfletuar librin, lexuesi do të njohë të fshehtat intime të shumë të afërmve e të trashëgimtarëve të të ndjerit Riçard Ebernith. Historitë intime, pasionet, interesat, meskinitetet, urrejtjet dhe përbuzjet, përzihen me dyshimet e ngjarjeve të krimit…
E gjithë historia intriguese e këtij romani është e gërshetuar në mënyrë dinamike me personalitetin e veçantë të Herkul Puarosë, detektivit të shquar që e hasim në mjaft vepra të tjera të kësaj autore.
| Kopertina: | E butë |
|---|---|
| Nr. i faqeve: | 260 |
| Përkthyes: | Natasha Bombaj |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Shantaram vol. 2
1700 L -
Vajza angleze
1400 L -
Pas dyerve të mbyllura
1100 L -
Agjenti anglez
1400 L -
Rrjeti sekret
1200 L









