A keni ndonjë hallë të tmerrshme? Nga ato që s’ju lënë të rrini zgjuar deri natën vonë e të shihni programin tuaj të parapëlqyer në televizor? Apo nga ato që ju detyrojnë ta hani deri në lugën e fundit pudingun e tyre të shpifur me fruta, edhe pse e dinë mirë se sa shumë e urreni? Apo halla jote puth me buzët gjithë jargë qenushin e saj pudëll, pastaj menjëherë të puth edhe ty me buzët e jargavitura? Apo të kollofit çokollatat më të shijshme dhe të lë vetëm ato të shpifurat me lëng qershie? Apo halla jote të detyron të veshësh atë trikon prej leshi që të ha të gjallë, të cilën ta ka thurur me shtiza për Krishtlindje? Atë bluzën që lexon në gjoks “E dua shumë hallën time”, me germa të mëdha bojë karafili?
Por, sado e tmerrshme që të jetë halla jote, as që krahasohet me hallë Albertën…
Viti i botimit: | 2014 |
---|---|
Kopertina: | E fortë |
Nr. i faqeve: | 416 |
Përkthyes: | Artan Miraka |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Shpëtimi i Amalit
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.