Në këtë libër do të lexoni një histori të thjeshtë për një familje të bukur dallëndyshesh. Por kjo nuk është vetëm një histori, sepse, duke e lexuar, do të mësoni krejt natyrshëm se si jetojnë dallëndyshet, cili është cikli i jetës së tyre, si e ndërtojnë folenë, si i sjellin në jetë të vegjlit… Të gjitha këto ilustrohen me anë të vizatimeve të spikatura e të këndshme.
Metoda Montessori është themeluar nga fizikania dhe arsimtarja italiane Maria Montessori. Kjo metodë ka mbi 100 vjet që zbatohet me sukses në shumë vende të botës dhe përqendrohet te fëmijët duke u bazuar në vrojtime statistikore. Sipas saj, fëmija lind i aftë dhe me etjen për të marrë njohuri për botën që e rrethon. Ajo synon ta zhvillojë fëmijën fizikisht, shoqërisht, emocionalisht, por edhe të rritë tek ai aftësitë njohëse.
Metoda arsimore Montessori e vë theksin te zhvillimi i iniciativës së vetë fëmijës dhe tek aftësitë e tij natyrore, që dalin në pah përmes shpjegimeve e lojërave praktike. Në këtë mënyrë e me këtë synim janë hartuar edhe librat e mëposhtëm. Merr dije me anë të praktikës!
Kopertina: | E fortë |
---|---|
Përmasat: | 160 x 160 mm |
Nr. i faqeve: | 20 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Dëgjo përrallën: Tre derrkucët
700 L595 L -
Mortina dhe pushimet në liqenin misterioz
700 L595 L -
Histori përpara gjumit për vajza rebele 1
2000 L1700 L -
Mortina: Një histori që të shul së qeshuri
500 L425 L -
Mortina: Një surprizë gazmore
700 L595 L