“Një xhentëlmen në Moskë” na flet në një epokë tjetër, plot hijëshi dhe elegancë, personazhi kryesor i së dielës është konti Aleksandër Rostov i Rusisë. Një roman që të magjeps kur flet për përpjekjet e kontit për të kuptuar se çfarë do të thotë të jesh njeri me qëllime të mëdha në jetë.
Në vitin 1922, konti tridhjet-vjeçar paraqitet para një gjykate bolshevike dhe nuk pendohet për të shkuarën e tij aristokrate. Kësisoj, ai dënohet me arrest shtëpie në hotelin “Metropol”, një hotel madhështor që ndodhet pranë Kremlinit. Rostovi, një njeri erudit dhe i sofistikuar, detyrohet të jetojë në një papafingo të vogel, ndërkohë që jashtë dyerve të hotelit zënë fill disa nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Rusisë.
Çuditërisht, këto rrethana i japin personazhit tonë mundësi që të zbulojë një botë tjetër, të mbushur me emocione. Ai zë miqësi me banorët e tjerë të hotelit, përfshirë një aktore kokëfortë, një zyrtar të Kremlinit, një amerikan të këndshëm dhe një shef kuzhine gërnjar, por, kur papritur fati vendos jetën e një vajze në duart e tij, ai bën gjithçka për të mbrojtur të ardhmen që ajo meriton.
| Kopertina: | E butë |
|---|---|
| Nr. i faqeve: | 462 |
| Përkthyes: | Erdi Ibro |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Vajza angleze
1400 L1260 L -
Gruaja sekrete
1400 L1260 L -
Mea culpa
1200 L1080 L -
Spiuni që u kthye nga i ftohti
1000 L900 L -
Shantaram vol. 2
1700 L1530 L









