Olga prej letre. Xhumi i zi

nga Elisabetta Gnone

800 L

Categories: SKU: 9789928217875

Është dimër në Baliko, fshati është i mbuluar me borë dhe Krishtlindja po afrohet. Banorët përballen me acarin që ka mbërthyer luginën dhe Olga i ngroh ata me tregimet e veta. Ka gati një histori të re, që del nga zbrazëtia që ka lënë pylli i rrafshuar me drunj të prerë. Kjo zbrazëti i sjell ndër mend Xhumin, i cili i kujtohet edhe Valdit, qenit të saj besnik. Xhumi i zi ecën duke u zvarritur, i avashtë dhe i qullët, si një kërmill. Kur humbasim dikë apo diçka të dashur, Xhumi bëhet i gjallë. Për Xhumin ka shumë tregime, të cilat të bëjnë të rrudhësh hundën e ballin, dhe të gjitha historitë e rrëfyera nga Olga, janë një dhuratë që ajo ua jep atyre që kanë nevojë. Sepse tregimet e saj të ngushëllojnë, të lehtësojnë, të ruajnë dhe sidomos, të bëjnë të qeshësh e të largojnë trishtimin. Pas librit Olga prej letre. Udhëtimi i jashtëzakonshëm, kthehet sërish jeta e fshatit të Balikos me një histori që përmban shumë të tjera brenda, si në lojën e kutive kineze, si në një farmaci të një tjetër kohe plot me sirtarë të hapur për të nxjerrë jashtë ilaçin e duhur për secilin prej nesh.

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Olga prej letre. Xhumi i zi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm