Para se të ishim tuajt

1300 L

Categories: SKU: 9789928003164

Në këtë roman të mprehtë, të frymëzuar nga një histori e vërtetë, dy familje, të ndara nga disa breza, ndryshojnë përgjithmonë nga një padrejtësi që të thyen zemrën.

 

Memfis, 1939. Dymbëdhjetëvjeçarja Rill Fos me motrat dhe vëllain e saj të vogël, bëjnë një jetë magjike në varkën e familjes së tyre, në lumin Misisipi. Por kur babait iu desh të çonte mamanë në spital një natë me stuhi, Rilli u ngarkua të kujdesej për gjithçka, deri sa arritën disa të panjohur. Të marrë me forcë nga vendi ku ishin lindur e rritur dhe të dërguar në jetimoren e Shoqatës së Shtëpisë së Fëmijëve të Tenesit, fëmijët e familjes Fos u siguruan se do t’i kthenin përsëri te prindërit e tyre, por e kuptuan shpejt të vërtetën e errët. Nën egërsinë e drejtueses mizore të jetimores, Rilli lufton për t’i mbajtur motrat dhe vëllain së bashku, në një botë rreziku dhe pasigurie.

Aiken, Karolina e Jugut, ditët e sotme. E lindur mes pasurisë dhe privilegjeve, Ejvëri Stafordi duket se i ka të gjitha: një karrierë të suksesshme si prokurore federale, një të fejuar të pashëm dhe një martesë të shkëlqyer në horizont. Por, kur Ejvëria kthehet në shtëpi për të ndihmuar të atin të kapërcejë një krizë shëndetësore, rastësia e përballë me pyetje të parehatshme dhe e shtyn të ndërmarrë një udhëtim në historinë e shkuar e të fshehtë të familjes, në një rrugë që mund ta çojë drejt shkatërrimit ose shpërblimit.

Mbështetur në një nga skandalet më të bujshme të jetës amerikane, ku Xhorxhia Tani, drejtuesja e organizatës së adoptimeve me bazë në Memfis, grabiste dhe shiste fëmijët e varfër te familjet e pasura në gjithë vendin, rrëfimi gozhdues, i trishtueshëm dhe njëherësh frymëzues i Liza Uingejtit na kujton se, pavarësisht se rrugët që ndjekim mund të na çojnë në shumë drejtime, zemra nuk e harron kurrë ku e kemi vendin.

 

Thanë për librin:

“Liza Uingejti merr një nga kapitujt më të pabesueshëm të historisë sonë dhe thur prej tij një rrëfim me një fuqi të madhe. Fakti që Xhorxhia Tani dhe Shoqata e Shtëpisë së Fëmijëve të Tenesit, drejtuar prej saj, ekzistonin realisht, kanë ndikuar mbi jetën e një numri tepër të madh fëmijësh – u kanë vjedhur të shkuarën dhe u kanë ndryshuar të ardhmen atyre – të fut të dridhurat. Por vlera e vërtetë e këtij romani të trazuar është se sa thellë është zhytur autorja në zemrën dhe mendjen e ciganes dymbëdhjetëvjeçare të lumit, Rill Fos. Zëri plotësisht i vetmuar i Rillit do të qëndrojë me ju edhe pasi të ktheni faqen e fundit, njësoj siç do të shoqërojë Uingejtin guximi i saj… I gjallë dhe mbresëlënës.”

– PAULA MCLAIN, autore e bestsellerit “Rrotull diellit”

“Një tregim i fuqishëm për familjen, motrat, të fshehtat e mbajtura dhe sekretet e thëna. Absolutisht e dashurova këtë libër. Vazhdoj ta përjetoj ndikimin e tij, i tronditur nga elementët e vërtetë kriminalë dhe i mrekulluar nga udhëtimi i këtyre personazheve që duken se kanë shpirt të pavdekshëm.”

– JAMIE FORD, autor i bestsellerit “Hoteli i kujtimeve rinore”

“Historia e Liza Uingejtit për familjen e ndarë nga skandali i Shoqatës së Shtëpisë së Fëmijëve të Tenesit është aq zemërthyese dhe e vërtetë saqë nuk flija dot deri sa mësova për fatin e tyre. Ditë më vonë, ende më ndjek pas ai komplot djallëzor për të grabitur dhe shitur fëmijët më të pambrojtur te ofruesit më të mëdhenj, nën mbrojtjen e zyrtarëve më të lartë që kthenin kokën në anën tjetër.”

– JULIE KIBLER, autore e bestsellerit “Thirrja në shtëpi”

Viti i botimit:

2018

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

472

Përkthyes:

Taulant Hatia

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Para se të ishim tuajt”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm