Përzgjedhje midis alternativash në standardizimin e gjuhës dhe Shkrime të tjera
nga Janet Byron
1,000 L
I cituar shumë herë, i kritikuar e në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të kohës për pikëpamjen themelore të autores, se në “bazën e shqipes standarde qëndron dialekti i toskërishtes”, vjen për herë të parë i përkthyer në shqip punimi i Janet Byron, i shkruar më 1976, me analiza të holla, të trajtuara në sfondin e një njohjeje të thellë të teorive moderne rreth procesit të standardizimit të gjuhëve në shoqëritë në zhvillim dhe të një njohjeje po aq të mirë të proceseve të vetë shqipes. Libri përmban një analizë tërësore dhe sistematike të kritereve mbi bazën e të cilave janë kryer përzgjedhje të ndryshme standardizuese në të gjitha nivelet e gjuhës shqipe. A ishte dialekti i elitës, i përbashkësisë së formave, kriteri estetik apo ndonjë tjetër, faktori vendimtar në përzgjedhjen e bazës dialektore të standardit në gjuhën tonë? “Çështja e bazës dialektore të shqipes standarde,- shkruan autorja,- është në të vërtetë çështja e përzgjedhjes midis alternativave të mundshme: këtu rrekemi t’i përgjigjemi pyetjes se cili prej dialekteve është zgjedhur si bazë e variantit standard. Gjatë viteve të hershme të qeverisjes socialiste ka pasur një marrëveshje unanime për këtë çështje, por në dhjetëvjeçarin e fundit, pikëpamjet e studiuesve rreth kësaj çështjeje kanë ndryshuar… Çështja e dytë lidhet me qëndrimin zyrtar ndaj dialekteve; siç do të vihet re, ai ka një peshë të konsiderueshme në standardizimin e gjuhës.”
Botues: |
---|
Libra të ngjashëm
-
Leksione amerikane
800 L -
Mjellma e zezë
1,500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.