“Ashtu si Niçja ka sjellë filozofinë e romanit, Musili ka sjellë romanin e filozofisë. Por ky afrim nuk do të thotë se Musili është më pak romancier se romancierët e tjerë. Po ashtu Niçja nuk është më pak filozof se filozofët e tjerë.” – kështu e vlerëson Milan Kundera veprën “Pështjellimet e Tërlesit”, e cila vjen në shqip nga Jonila Godole.
I shkruar në moshën 26 vjeçare, Tërlesi është romani i parë i Musilit. Vetëm pas botimit të tij, autori, i cili kishte provuar më parë të merrej me shkenca ekzakte e më pas me filozofi, vendosi t’ia përkushtojë jetën letërsisë.
Musili u mor gjithë jetën me shkrimin e një vepre të vetme “Njeriu pa cilësi“, të cilën nuk arriti ta përfundojë e që sot cilësohet si një nga romanet themelore të shekullit XX.
Viti i botimit: | 2012 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 196 |
Përkthyes: | Jonila Godole |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Burimi i jetës
1300 L -
Jeta shpirtërore
1500 L -
Amerikania
1400 L -
Diabolikët
1400 L -
Heshturazi dashuri
800 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.