“LIBRI I PARË MAGJEPSËS I TRILOGJISË. Aventurat e jashtëzakonshme të dy motrave, që i bashkon një dashuri më e fortë se çdolloj fuqie tjetër. Fairy Oak është një fshat magjik dhe i lashtë, i fshehur në mjegullat e kohëve të paharrueshme. Nëse niseni ta kërkoni, do t’ju duhet të udhëtoni mes maleve skoceze dhe kodrave normane, nëpër luginat e lulëzuara të Bretanjës, mes livadheve të gjelbra irlandeze dhe gjireve të oqeanit. Në fshat banojnë krijesa magjike dhe njerëz pa fuqi magjike, por është e vështirë t’i dallosh nga njëri-tjetri, sepse magjistarët, shtrigat dhe banorët e zakonshëm kanë jetuar në shtëpitë e gurta aq gjatë, saqë me kalimin e kohës askush nuk e vë më re se tjetri është ndryshe dhe të gjithë ngjasojnë nga pak. Përveç zanave, që janë të vogla-të vogla, të shndritshme dhe… fluturojnë. Kjo histori rrëfehet nga njëra prej tyre dhe tregon aventurën e jashtëzakonshme të dy motrave binjake, Vaniljes dhe Pervinkës… Qysh prej mijëra vitesh, pikërisht në mesnatë, në shtëpitë e Fairy Oak ndodh diçka magjike: zana të vogla të shndritshme u rrëfejnë fëmijëve histori me shtriga syëmbla, të dashura e të kujdesshme. E pazakontë, apo jo?! Të gjithë e dinë që zanat dhe shtrigat nuk shkojnë dhe se fëmijëve nuk u pëlqejnë aspak shtrigat. Por ndodhemi në Luginën e Sheshnajgjelbrës, në fshatin Fairy Oak dhe aty gjërat shkojnë ngaherë cazë më ndryshe…”
Viti: | 2019 |
---|---|
Faqe: | 282 |
Botues: | |
Përkthyes: | Albana Nexhipi-Lekaj |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.