Shpirti baltik
nga Jan Brokken
1250 L Çmimi origjinal qe: 1250 L.1000 LÇmimi i tanishëm është: 1000 L.
20% Off
Mark Rothko, Hannah Arendt, Roman Gary, Gidon Kremer. Ka një lidhje midis emrave të mëdhenj të kulturës botërore: vendet baltike ku ata lindën dhe shpirti i të cilëve i shoqëroi në arratisjen përtej kufirit. Pikërisht në gjurmët e këtij shpirti, Jan Brokkeni përshkon Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë, duke rindërtuar jetët e jashtëzakonshme të njerëzve të famshëm dhe atyre të zakonshëm, për të rizbuluar vitalitetin e një toke, që gjithmonë ka qenë e pushtuar dhe e diskutueshme, ku dhuna e historisë është përballuar nëpërmjet artit, poezisë dhe muzikës. Midis pallateve Jugendstil të Rigës dhe mureve të Talinit, midis rrugicave hebreje të Vilniusit, kështjellave të Courlandit dhe Königsbergut të Kantit, rijetojnë filmat e Ėjzenštejnit, që u bashkua me bolshevikët kundër babait carist; mijëra jetët e Roman Garysë, që në letërsi gjeti strehë prej kampeve naziste, pa pranuar kurrë që ishte një i mbijetuar; dhimbja që përshkon të gjitha kanavacat e Rothkos, të grisura nga perëndimet e kuqe të diellit të Daugavpilsit; por edhe Revolucioni i kënduar prej Loretës, vajzë e re, kundër tankeve sovjetike, apo diaspora e fshehtë e baronëve baltikë, përfshirë gruan e Tomaso di Lampedusës. E shkuara dhe e tashmja si në një simfoni, ku çdo detaj tregon për një pasion, një iluzion të humbur ose një nostalgji të thellë. Udhëtim në një pjesë të rëndësishme, por të harruar të Europës, Shpirti baltik lë gjurmën e një romani të madh për të kuptuar shekullin e njëzetë.
| Viti: | 2022 |
|---|---|
| Faqe: | 400 |
| Botues: | |
| Përkthyes: | Xhimi Lazri |
Libra të ngjashëm
-
Sale
Gabriela, karafil dhe kanellë
1200 LÇmimi origjinal qe: 1200 L.1080 LÇmimi i tanishëm është: 1080 L. -
Sale
Jeta e padukshme e Ady Larysë
1500 LÇmimi origjinal qe: 1500 L.1215 LÇmimi i tanishëm është: 1215 L. -
Sale
Historia e vajzës së humbur
1200 LÇmimi origjinal qe: 1200 L.1080 LÇmimi i tanishëm është: 1080 L. -
Sale
Historia: Një skandal i vjetër sa bota
1200 LÇmimi origjinal qe: 1200 L.972 LÇmimi i tanishëm është: 972 L.









