Shtëpia e maces me top
nga Honore de Balzak
550 L Çmimi origjinal qe: 550 L.495 LÇmimi i tanishëm është: 495 L.
10% Off
Nga mesi i rrugës Sent – Deni, deri në vetë bërrylin e rrugës Pëti – Lion, qëndronte deri vonë një nga ato shtëpitë të cilat historianëve u ofrojnë aso mundësie sa në bazë të një analogjie fare të lehtë mund të rikonstruktojnë Parisin e vjetër.
Muret e shtrembëruara të kësaj kasolleje dukeshin sikur qenë stolisur me farë hieroglifesh. Çfarë emri tjetër mund t’i jepte tekefundit kalimtar kurrioz atyre X – ve dhe V – ve, të cilat në faqe shtëpie i kishin përshkuar kryq e tërthor ato trare, që vizatoheshin në gëlqere me ato të çara të vogla e paralele?
Është e qartë se secili nga këto trare lëkundej në bazën e tyre po të kalonte atypari edhe karroca më e lehtë. Sipër kësaj ngrehine arkaike ngrihej në çati trebrirëshe, çfarë së shpejti nuk do të shihen më në Paris.
| Kopertina: | E butë |
|---|---|
| Nr. i faqeve: | 88 |
| Përkthyes: | Arianit Zoto |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
SaleOut of stock
The Siege of Shkodra
3000 LÇmimi origjinal qe: 3000 L.2100 LÇmimi i tanishëm është: 2100 L. -
Odiseja
1500 L









