Source Code: Fillimet e mia

1500 L 1275 L

Categories: , SKU: 9789928824639

Çdokush është i programuar pak ndryshe, dhe intuita unike e Bill Gates-it e çoi në sukseset që tashmë njihen gjerësisht: njëzetvjeçari që braktisi Harvard-in për të themeluar një kompani softuerësh e cila u bë një gjigante e industrisë dhe ndryshoi mënyrën se si bota punon dhe jeton; një miliarder që më pas i kushtoi vëmendjen filantropisë për të adresuar ndryshimet klimatike, shëndetin global dhe arsimin në SHBA.
Source Code nuk është për Microsoft-in, Fondacionin Gates apo të ardhmen e teknologjisë. Është historia njerëzore, personale e mënyrës se si Bill Gates u bë ai që është sot: fëmijëria e tij, pasionet dhe përpjekjet e hershme. Është historia e gjyshes së tij parimore dhe prindërve ambiciozë, miqësive të tij të para të thella dhe vdekjes së papritur të shokut më të mirë; e përpjekjeve të tij për t’u përshtatur dhe zbulimit të një bote të kodimit dhe kompjuterëve në agimin e një epoke të re; e nisjes në adoleshencën e hershme të një rrugë që e çoi nga aventurat e mesnatës në një qendër kompjuterike pranë shtëpisë deri në dhomën e tij të kolegjit, ku ai nisi një revolucion që do të ndryshonte botën.
Bill Gates na e rrëfen për herë të parë historinë e tij: e mençur, e ngrohtë, e sinqertë, një portret magjepsës i një jete amerikane.

Kopertina:

E fortë

Nr. i faqeve:

304

Përkthyes:

David Hudhri

Botues:

Libra të ngjashëm