-
Kur këndonin gjelat e tretë
Agron Tufa
Prozat e këtij libri nuk kanë të bëjnë me përkufizimet teoriko-akademike apo shkollareske mbi zhanret (kufitare apo jokufitare). Ato janë autorrëfime, përshkrime, skena e situata, monologje në çastet kritike të minutës fatale para fytyrës së vdekjes. Qëllimi im ka qenë t’u jap zë këtyre hijeve tragjike, të cilat mbushën skenat mortore përgjatë ritualit satanik të flisë në “meshat e zeza” që bënte diktatura komuniste me adeptët dhe xhelatët e saj të përzgjedhur. Kështu, lëndë e këtij libri janë zërat e pengjeve të atyre fëmijëve, adoleshentëve, pleqve e burrave në kampet mortore të internimit me tela me gjemba, në qelitë e paraburgimit apo të hetuesive, sikundërse në burgjet e kamp-burgjet e Shqipërisë komuniste. Kjo “zhaurimë e përtejvarrit” përbën polifoninë e vajtimit prej vdekjesh të dhunshme të kainiadës sonë me dramën e vëllavrasjes e gjenocidit brendashqiptar, edhe pse në kohë paqeje. Agron Tufa (pjesë nga pasthënia) -
nga Entela Tabaku dhe Shqiptar Oseku
“Enciklopedia e mërgimit” lind aty ku temat universale të mërgimit takojnë universin e dy poetëve shqiptarë në mërgim. -
Agron Tufa
Libri fitues i Çmimit të Panairit të Librit 2016 Nr. i faqeve: 100 Viti i botimit: 2016 ISBN: 978-9928-226-11-2 -
Gabriel García Márquez
Përktheu nga origjinali Erion Karabolli“Një vepër krejt magjepsëse dhe e mprehtë ... García Márquez ruan një zë energjik dhe të jashtëzakonshëm, si dhe penën e një engjëlli.”
—Los Angeles Times Book Review
-
nga Gabriel García Márquez
Përktheu nga origjinali: Mira Meksi “E paharrueshme.... Tipike Markez.” -The Washington Post

































