Libri i vogël i Bitcoin-it

1000 L

Categories: , SKU: 9789928854025Tags:

Një udhëzues financiar nga një ekspert për të kuptuar teknologjinë, potencialin dhe efektet revolucionarizuese të kriptomonedhave

Në “Libri i vogël i Bitcoin-it”, themeluesi dhe ortaku menaxhues i SkyBridge Capital, Anthony Scaramucci, ofron një udhëzues gjithëpërfshirës për të kuptuar tronditjen që po përjeton industria financiare si rezultat i shfaqjes dhe rritjes së rëndësisë së teknologjisë së aseteve digjitale. Ky libër mbulon gjithçka — nga konceptet bazë deri te ndikimet që financa e decentralizuar ka mbi industrinë financiare dhe shoqërinë në tërësi.

Në këtë libër, lexuesit do të mësojë për:

  • Hash-et, blockchain‑et, prodhimin e Bitcoin-it, dhe mënyrën se si këto tre procese punojnë si një orkestër për të bërë të mundur pjesëmarrjen globale në kripto
  • Bitcoin‑in si “ari digjital”, ngjashmëritë dhe dallimet e tij me kriptovaluta të tjera si Ethereum
  • Tregtimin e kriptomonedhave të ndryshme — si atyre më të njohura, ashtu edhe atyre më pak të njohura — përmes platformave të centralizuara si Binance dhe platformave të financës së decentralizuar (DeFi) si Uniswap
  • Teknologjinë premtuese që mundëson legjitimitet të anonimizuar, të quajtur “zero‑knowledge proof”, dhe mënyrën se si funksionon ajo.

“Libri i vogël i Bitcoin-it” është një udhëzues thelbësor dhe i përditësuar për asetet digjitale dhe teknologjitë e lidhura me to, që u vlen të gjithëve, nga menaxherët e fondeve të investimeve e deri te investitorët e rinj individualë, të cilët kërkojnë të kuptojnë dhe të përgatiten për botën e re të financave.

Botues:

Përkthyes:

David Hudhri

Faqe:

220

Viti:

2025

Libra të ngjashëm