Si të udhëtosh me një salmon

700 L

Categories: SKU: 9789928217288

“Si të udhëtosh me një salmon” është një libër me udhëzime. Udhëzime sui generis, të dhëna nga një mjeshtër i jashtëzakonshëm si Umberto Eco për situata shumë të veçanta: si të bëjmë pushime inteligjente, si t’i mbijetojmë burokracisë, si të shmangim sëmundjet ngjitëse, si të hamë në aeroplan, si të udhëtojmë me një salmon në çantë (kur ta dhurojnë dhe nuk i bën dot ballë lakmisë), si t’u shpëtosh karnavaleve, si të mos fiksohesh pas famës, dhe shumë më tepër.

Një libër që na orienton në xhunglën e ditëve tona, që na kujton se jeta përbëhet nga ngjarjet e vogla, takimet e rastësishme, problemet e rëndomta dhe jo nga mëdyshjet hamletiane dhe çështjet e ekzistencës, që zënë vetëm një pjesëz të kohës sonë, megjithëse janë e vetmja gjë që vlen.

Umberto Eco ka drejtuar për vite me radhë rubrikën “La bustina di Minerva” të gazetës “L’Espresso”. Madje mund të thuhet me siguri se me atë rubrikë ai, në fakt, shpiku një zhanër që më vonë do të kishte imitues të shumtë. Bëhej fjalë për konsiderata herë të çuditshme e herë të thukëta, gjithmonë të ditës dhe shpesh argëtuese dhe kritike, që për lexuesin u bënë një nxitje e dobishme për të menduar, pak a shumë në marrëveshje me autorin.

Nga i njëjti autor

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

168

Përkthyes:

Dhurata Shehri

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Si të udhëtosh me një salmon”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm