A e dini se brenda një libri mund të përmblidhet gjithë historia e qytetërimit nga zanafilla e deri në ditët e sotme? Ja pra, kjo enciklopedi e përgjithshme ju flet për shkencën, natyrën, historinë, gjeografinë dhe ekonominë botërore. Ju rrëfen gjithçka për evolucionine teknikës, për transformimet e thella që kanë ndodhur shekull pas shekulli në shoqëritë njerëzore, nga hapat e parë të industrisë (zejet dhe mjetet e punës), veprimtaritë e përditshme, ndërtesat, veprat dhe organizimi shoqëror, deri tek arritjet e mjekësisë dhe të bioteknologjisë. Me të gjitha këto, ky libër do të jetë një manual për të eturit pas dijes, ashtu si edhe një mjet ndihmës dhe mbështetës i pazëvendësueshëm për nxënësit gjatë zbatimit të projekteve shkollore. Gjithçka e përmbledhur në informacion parësor dhe thelbësor, sipas një rendi kronologjik, duke veçuar atë çka i ka dhënë një shtysë qytetërimit dhe ka përcaktuar kthesa të mëdha, bashkë me ilustrime ndihmëse, njohëse dhe të këndshme për syrin.
Kopertina: | E fortë |
---|---|
Përmasat: | 220 x 290 mm |
Nr. i faqeve: | 240 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Kafshët fantastike: Krimet e Grindelvaldit
1000 L850 L -
Gjergji dhe Ana në kërkim të thesarit kozmik
1200 L1020 L -
Timi Dështimi
1000 L850 L -
Harry Potter dhe urdhri i Feniksit (#5)
1400 L1190 L -
Eneida: Aventurat e Eneas
500 L425 L