Është i pari libër i plotë, që na njeh me hollësi me botën sekrete të kafshëve. Nuk është ajo bota e jashtme, për të cilën kemi dëgjuar e parë ngaherë, por është bota në të cilën ato fshihen e rehatohen, bota ku ndihen të sigurta e ku zakonisht lindin të vegjlit, pra, janë “shtëpizat”, foletë, strofkat, pallatet e tyre. Është mahnitëse, gati e papërfytyrueshme të shihni se si i ndërtojnë e i mirëmbajnë me imagjinatë dhe aftësi të jashtëzakonshme strehët e tyre bletët, milingonat, dhelprat, kastorët, arinjtë, oktapodët e sa e sa arkitektë të tjerë dhe se çfarë ka brenda në to… Shtëpitë e tyre janë tunele të nëndheshme, fole nëpër të çarat e shkëmbinjve ose në trungjet e pemëve, të bëra me baltë, me kashtë apo me dyll… Këto kafshë kanë një zotësi të tillë në këto punë, saqë edhe ne, njerëzit, ua kemi zili. Ky libër, që zgjon edhe kërshërinë e të rriturve, është hartuar nga një specialiste e shkencave natyrore me përvojë në botimet shkencore dhe edukative, si dhe nga një veterinere e apasionuar pas shkencave natyrore.
Kopertina: | E fortë |
---|---|
Përmasat: | 300 x 250 mm |
Nr. i faqeve: | 64 |
Botues: |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.