Libri i vogël i Bitcoin-it
1000 L
Një udhëzues financiar nga një ekspert për të kuptuar teknologjinë, potencialin dhe efektet revolucionarizuese të kriptomonedhave
Në “Libri i vogël i Bitcoin-it”, themeluesi dhe ortaku menaxhues i SkyBridge Capital, Anthony Scaramucci, ofron një udhëzues gjithëpërfshirës për të kuptuar tronditjen që po përjeton industria financiare si rezultat i shfaqjes dhe rritjes së rëndësisë së teknologjisë së aseteve digjitale. Ky libër mbulon gjithçka — nga konceptet bazë deri te ndikimet që financa e decentralizuar ka mbi industrinë financiare dhe shoqërinë në tërësi.
Në këtë libër, lexuesit do të mësojë për:
- Hash-et, blockchain‑et, prodhimin e Bitcoin-it, dhe mënyrën se si këto tre procese punojnë si një orkestër për të bërë të mundur pjesëmarrjen globale në kripto
- Bitcoin‑in si “ari digjital”, ngjashmëritë dhe dallimet e tij me kriptovaluta të tjera si Ethereum
- Tregtimin e kriptomonedhave të ndryshme — si atyre më të njohura, ashtu edhe atyre më pak të njohura — përmes platformave të centralizuara si Binance dhe platformave të financës së decentralizuar (DeFi) si Uniswap
- Teknologjinë premtuese që mundëson legjitimitet të anonimizuar, të quajtur “zero‑knowledge proof”, dhe mënyrën se si funksionon ajo.
“Libri i vogël i Bitcoin-it” është një udhëzues thelbësor dhe i përditësuar për asetet digjitale dhe teknologjitë e lidhura me to, që u vlen të gjithëve, nga menaxherët e fondeve të investimeve e deri te investitorët e rinj individualë, të cilët kërkojnë të kuptojnë dhe të përgatiten për botën e re të financave.
| Botues: | |
|---|---|
| Përkthyes: | David Hudhri |
| Faqe: | 220 |
| Viti: | 2025 |
Libra të ngjashëm
-
Shpik dhe ëndërro
1400 L -
Gjenikonomia
1200 L -
Marketing 4.0
1200 L








