Suitë franceze

Çmimi origjinal qe: 1000 L.Çmimi i tanishëm është: 1000 L. 900 L

10%
Categories: SKU: 9789994346721

Shkruar në zjarrin e historisë, romani Suitë franceze përshkruan pothuaj drejtpërdrejt Eksodin e qershorit të vitit 1940, që përfshiu mes një rrëmuje tragjike familjet franceze të të gjitha shtresave, nga më të pasurat në më të thjeshtat. Irène Némirovsky ndjek hap pas hapi poshtërsitë e panumërta dhe vrullet e brishta të solidaritetit të një popullsie të shpartalluar.

Kurvica të braktisura nga dashnorët, borgjezë të mëdhenj e të neveritur nga vegjëlia, të plagosur e të braktisur nëpër ferma, mbushin rrugët e bombarduara të Francës… Armiku pushton pak nga pak një vend pa jetë dhe të frikësuar. Si të gjithë fshatrat, edhe Bysija është i shtrënguar të presë trupat gjermane. Tensionet shoqërore të banorëve fillojnë të zgjohen të acaruara nga prania e pushtuesit… Roman tronditës, i thellë, i pamëshirshëm, që zbulon me një qartësi të jashtëzakonshme shpirtin e çdo francezi gjatë pushtimit. Suitë franceze ringjall me një penë të shkëlqyer dhe intuitive një pjesë të mprehtë të kujtesës sonë. Botuar më 2004, romani korri një sukses të rrallë sa theu edhe rregullat e ngurta, duke marrë Çmimin Renaudot, i cili nuk i jepej asnjëherë një autori të vdekur.

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

380

Përkthyes:

Nasi Lera

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Suitë franceze”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm