-
Kur këndonin gjelat e tretë
Agron Tufa
Prozat e këtij libri nuk kanë të bëjnë me përkufizimet teoriko-akademike apo shkollareske mbi zhanret (kufitare apo jokufitare). Ato janë autorrëfime, përshkrime, skena e situata, monologje në çastet kritike të minutës fatale para fytyrës së vdekjes. Qëllimi im ka qenë t’u jap zë këtyre hijeve tragjike, të cilat mbushën skenat mortore përgjatë ritualit satanik të flisë në “meshat e zeza” që bënte diktatura komuniste me adeptët dhe xhelatët e saj të përzgjedhur. Kështu, lëndë e këtij libri janë zërat e pengjeve të atyre fëmijëve, adoleshentëve, pleqve e burrave në kampet mortore të internimit me tela me gjemba, në qelitë e paraburgimit apo të hetuesive, sikundërse në burgjet e kamp-burgjet e Shqipërisë komuniste. Kjo “zhaurimë e përtejvarrit” përbën polifoninë e vajtimit prej vdekjesh të dhunshme të kainiadës sonë me dramën e vëllavrasjes e gjenocidit brendashqiptar, edhe pse në kohë paqeje. Agron Tufa (pjesë nga pasthënia) -
Nuk kisha qëllim të parë t’ju tregoja historinë time apo të brezit tim në kohën e diktaturës komuniste, por të ndriçoja ato ndjesi e mendime të fshehta, që i mbajmë në zonat e errëta të qenies sonë që nga fëmijëria. Përjetova të njëjtën ndjesi të fuqishme, si atëherë kur shkrova dhe publikova poemën “Vrima”. Pikërisht këtë çlirim të mrekullueshëm energjie, mbushur me dhimbje e lumturi, dua ta ndaj me ju, të dashur lexues.
nga Rita Petro
-
nga Martin Camaj
Përmban:- LIRIKA MES DY MOTEVE
- LEGJENDA
- VARGJE NGA “DJELLA”
- VARGJE TË SHPËRNDAME
-
nga Besart Kadia
Fitues i “Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj 2020” nga Qendra Kombëtare e librit dhe leximit me motivacionin: "Për lëvrimin e një lloji të veçantë romani në gjuhën shqipe, të trillerit politik. Për zhbirilimin e individualitetit të secilit personazh, duke i kushtuar vëmendje çdo detaji në funksion të plotësimit të karakterit të tij dhe të dhënies së një tabloje të qartë të realitetit shqiptar në dy përmasa kohore, të cilat përkojnë me dy realitete politike e shoqërore të ndryshme. -
Mira Meksi
“Një epope homerike per Teutën e Ilirisë.” Teuta d’Illyrie -Reine et pirate, prêtresse et amante Éditions Persée 2018 -
nga Eduardo Mendoza
Një histori emocionuese krimi dhe misteri, por njëkohësisht edhe një farsë tallëse dhe një satirë morale e shoqërore. -
nga Matteo Mandalà
Botim kritik i dorëshkrimeve të romanit Dimri i vetmisë së madhe.