Colleen Hoover është autore bestseller e The New York Times, – një ndër romancieret më të pëlqyer nga adoleshentët amerikanë në ditët tona. Ka lindur më 11 dhjetor 1979 në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është autore e rreth 20 romaneve të përkthyera në disa vende të botës.
Libri i saj i parë “Slammed” u botua në vitin 2012, duke korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Me romanin “Confess”, të botuar në vitin 2015, është vlerësuar me çmimin në kategorinë “Romanca më e mirë” nga Goodreads, platforma më e madhe virtuale e lexuesve në mbarë botën.