-
“Vjeshta e Patriarkut”, një nga veprat më të ndërlikuara dhe ambicioze të Gabriel García Márquez, është rrëfimi brilant i një tirani karaibian dhe abuzimit me pushtetin. Përktheu nga origjinali Mira Meksi
-
“Proza e shkurtër”, përfshin tregimet dhe novelat e shkruara nga Kadare midis viteve 1953 deri më 2009. Një pjesë e tyre janë nxjerrë nga arkivi i autorit, të tjerat nga gazeta dhe revista të kohës, nga librat me tregime e novela të botuara në vite të ndryshme, kurse pjesa tjetër prej veprës së plotë Kadaresë. nga Ismail Kadare

























