-
nga Marcus Aurelius
Gati dymijë vite pasi është shkruar, ‘Meditime’ mbetet një libër jashtëzakonisht praktik për cilindo që kërkon të jetojë një jetë kuptimplotë. -
Premierë botërore më 6 mars! Një dhuratë e mrekullueshme dhe e papritur për lexuesit e panumërt të Gabriel García Márquez
-
Romani klasik i kërkimit për dijen, që ka mahnitur, frymëzuar dhe influencuar breza të tërë lexuesish, shkrimtarësh dhe mendimtarësh. Edhe pse bën fjalë për një vend dhe kohë shumë të largët nga Gjermania e vitit 1922, atëherë kur u botua libri, ky roman është i mbushur me ndjesitë e periudhës së Hermann Hesse-s, duke kombinuar filozofi të pangjashme me njëra-tjetrën, si fetë lindore, prototipat Jungianë, individualizmi perëndimor, në një vizion unik për jetën, të shprehur përmes kërkimit të një njeriu për kuptimin. Është historia e kërkimit të Siddharthës, një indiani brahman të pasur, i cili lë një jetë me privilegje dhe rehati në ndjekje të përmbushjes shpirtërore dhe mençurisë. Gjatë udhëtimit të tij, Siddharta ndeshet me asketë, murgj budistë, tregtarë të suksesshëm, një kurtizane të quajtur Kamala dhe një varkëtar të thjeshtë që ka zbuluar të vërtetën e jetës. Takimi me këta njerëz dhe përjetimi i fazave kryesore të jetës - dashuria, puna, miqësia dhe atësia - e bëjnë Siddhartën të zbulojë se dija e vërtetë drejtohet së brendshmi.
-
Autorja bestseller e “Gjinj dhe vezë” dhe “Qiell”, Mieko Kawakami, i fton lexuesit të kthehen në botën e saj të trillimit që mund ta njohësh menjëherë me këtë roman të ri të jashtëzakonshëm dhe na tregon sërish se pse është një prej romancerieve të sotshme më të talentuara, më të thella e më të pakategorizueshme.
-
Nise ditën me pozitivet, duke listuar gjërat për të cilat ndien mirënjohje, dhe plotësoje sërish natën për të mbajtur shënim si ke kaluar e si je ndierë. nga kuekemendjen
-
Puna novatore, brilante dhe e thellë e Robert A. Johnson mbi mënyrën se si gratë arrijnë pjekurinë dhe kultivojnë identitetin e tyre.
-
nga Gabriel García Márquez Përkthim i ripunuar dhe i plotësuar nga Mira Meksi “Një histori dashurie emocionesh tronditëse dhe gjendjesh shpirtërore tërheqëse, një komedi njerëzore, plot humor e thellësi ndjenjash, gjithçka e jashtëzakonshme deri në mrekulli”. - Newsweek

























































