-
Nuk kisha qëllim të parë t’ju tregoja historinë time apo të brezit tim në kohën e diktaturës komuniste, por të ndriçoja ato ndjesi e mendime të fshehta, që i mbajmë në zonat e errëta të qenies sonë që nga fëmijëria. Përjetova të njëjtën ndjesi të fuqishme, si atëherë kur shkrova dhe publikova poemën “Vrima”. Pikërisht këtë çlirim të mrekullueshëm energjie, mbushur me dhimbje e lumturi, dua ta ndaj me ju, të dashur lexues.
nga Rita Petro
-
VERSIONI PËRFUNDIMTAR DHE REFERENCIAL I VEPRËS SË PLOTË, I BOTUAR NËN KUJDESIN E AUTORIT
-
Një përmbledhje përzgjedhëse e prozës sime të shkurtë, kryesisht parabola, gjatë tridhjetë viteve krijimtari letrare. Me përjashtim të ndonjë korrektimi gjuhësor, prozat nuk janë prekur, duke ruajtur kështu gjurmët dhe ndjeshmërinë e kohës kur janë shkruar.
nga Ridvan Dibra
-
“Vjeshta e Patriarkut”, një nga veprat më të ndërlikuara dhe ambicioze të Gabriel García Márquez, është rrëfimi brilant i një tirani karaibian dhe abuzimit me pushtetin. Përktheu nga origjinali Mira Meksi
-
nga Dante Alighieri
përktheu Pashko Gjeçi“Këtu qe e pafaj rranja njerzore/ frute këtu gjithmonë ka dhe pranverë”.
-
nga Dante Alighieri
përktheu Pashko Gjeçi“Në qiellin lart, që ma me forcë shëndrit/ prej tij, unë qeshë; dhe pashë çka me tregue/ as di, as mundet kush andej ka zbrite”.
-
nga Eduardo Mendoza
Një histori emocionuese krimi dhe misteri, por njëkohësisht edhe një farsë tallëse dhe një satirë morale e shoqërore. -
nga Dante Alighieri
përktheu Pashko Gjeçi“Na kemi arrijtë n’atë vend ku t’pata thanë,/ ku do shikosh ti shpirtnat e brengosun,/që fillin e arsyes humbun e kanë.” (Ferri III: 16-18)
-
nga Besart Kadia
Fitues i “Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj 2020” nga Qendra Kombëtare e librit dhe leximit me motivacionin: "Për lëvrimin e një lloji të veçantë romani në gjuhën shqipe, të trillerit politik. Për zhbirilimin e individualitetit të secilit personazh, duke i kushtuar vëmendje çdo detaji në funksion të plotësimit të karakterit të tij dhe të dhënies së një tabloje të qartë të realitetit shqiptar në dy përmasa kohore, të cilat përkojnë me dy realitete politike e shoqërore të ndryshme.